Transmetuar më 24-09-2022, 22:44

Shkodër- Mësohen detaje rreth aksidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50 në afërsi të një karburanti.

Mjeti tip Benz, me drejtues Gentian Dedej (oficer Policie), është përplasur me mjetin tip Volkswagen, me drejtues K. Gj. 20 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar K.Gj, dhe janë lënduar lehtë dy pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip Volkswagen, shtetasit Xh. V. dhe S. G, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Veprimet e para hetimore në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, po kryhen nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Grupi Hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.