Transmetuar më 24-09-2022, 23:16

Efi e ‘Përputhen’ është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka zbuluar se ka rimodeluar hundën.

Ish-konkurrentja e programit të dashurisë ka publikuar në rrjete sociale një video ku tregon rezultatin. Ajo është shprehur se kishte dashur ta kryente këtë ndërhyrje prej kohësh.

Kujtojmë se Efi vazhdon të mbetet shumë e komentuar në rrjet. Ajo mori pjesë dhe te "Kepi i tundimeve".