Transmetuar më 25-09-2022, 08:13

Bilisht- Shkrumbohet plotësisht nga flakët makina e Deizi Arapit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës

Kur mbërritën zjarrfikësit, makina ishte pothuaj e djegur dhe mbetën llamarinat.

Ende nuk dihet nëse mjeti i saj u dogj qëllimisht apo ishte një zjarr i rastësishëm.

Deizi u procedua disa javë më parë nga policia pasi u konfliktua me policët për shkak se kundërshtoi shoqërimin e saj në komisariat pas ankesave të banorëve se ajo bënte zhurmë.

Është hera e dytë që Deizi Arapit i djegin makinën.