Transmetuar më 25-09-2022, 09:16

ITALI- Plagoset me thikë një adoleshent shqiptar në Itali.

Ngjarja ndodhi në Firence. Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të grabisin një 17-vjeçar.

Sipas policisë që po ndjek rastin, i riu po kthehej nga një shëtitje mbrëmjen e së premtes kur u përball me dy persona të panjohur në lagjen Rifredi.

Të dy e goditën me thikë fillimisht në këmbë, pastaj në gjoks për t’i marrë portofolin dhe disa sende të tjera personale. 17-vjeçari i plagosur arriti të merrte në telefon urgjencën e spitalit Careggi.

Djali i cili flet vetëm shqip e kishte të vështirë të tregonte se çfarë ndodhi.