Transmetuar më 25-09-2022, 11:36

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbajti ditën e djeshme fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Mirëpo, duket se për fjalimin e tij nuk ishin të pranishëm në Asamble as çereku i anëtarëve. Këtë e ka vënë re gazetari dhe analisti Andi Bushati i cili ka ndarë një foto që tregon se në sallë janë shumë pak persona. Me ironi, Bushati thotë se i vjen gjynah që Ramën e kanë dëgjuar kaq pak persona.

‘Mir paska folur Rama ne OKB, po gjynah qe e paskan degjuar kaq vete’- shkruan Bushati në postimin e bërë në Facebook.