Transmetuar më 25-09-2022, 20:37

Dy persona janë plagosur pak minuta më parë në një aksident rrugor që përfshiu disa automjete.

Ngjarja ndodhi në rrugën Kavajë – Durrës, ku janë përplasur mjetet me drejtues shtetasit E. R., Z. S., A. Sh., dhe Xh. H.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët shtetasit V. R., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al