Transmetuar më 25-09-2022, 21:37

Dasma e blogeres së famshme Armina Mevlani dhe djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha prej javësh është kryeqendra e shoëbiz-it.

Pasditen e sotme janë bërë publike edhe pamje nga dasma e organizuar, ku blogerja është e veshur me fustan të bardhe.

Në videot e shpërndara në story nga të ftuarit, është bërë publike dhe një pjesë e fjalimit hapës së dasmës, ku ish-kryeministri Berisha iu uron çiftit jetë të lumtur.

Berisha në hapje të dasmës me një gotë verë në duar ka falenderuar të gjithë të afërmit dhe miqtë që i janë bashkuar në gëzimin e tyre.

“Të dashur familjarë, të dashur miq. E dashur Arben dhe Mimoza. Të dashur dhe Armina dhe Shkëlzen. Dasmat fjalime nuk duan, ndaj dhe unë shkurt dua të them dy fjalë. Dua nga zemra të uroj Arminën dhe Shkëlzenin të cilët kurorëzuan dashurinë dhe miqësinë e tyre disa vjeçare sonte në këtë ceremoni, këtë dasmë me miqtë të afërmit e tyre”, dëgjohet të thotë ish-kryeministri.