Transmetuar më 26-09-2022, 08:25

KORÇË- Një furgon shpërtheu në flakë gjatë natës në Korçë.

Mjeti i përket Renato Torollarit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen numër 17.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Paraprakisht, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Pritet që të merret në pyetje Torollari, për të treguar se nëse ka konflike e nëse dyshon te ndonjë person. Furgoni transportonte udhëtarë për llogari të një subjekti. Pronari shprehet se nuk ka pasur konflikt me askënd.

Ja fotot nga mjeti i djegur: