Transmetuar më 26-09-2022, 09:56

Ndeshja e fundit e Ligës së Kombeve për Anglinë dhe Gjermaninë. Pas ndeshjes ndaj Italisë, kombëtarja e “Tre Luanëve” pret sonte gjermanët në “Wembley”, në ndeshjen që mbyll rrugën e dy skuadrave në këtë garë.

Një fitore do t’i lejonte gjermanët të fitonin grupin dhe të hynin në çerekfinale. Asnjë ambicie, përveçse të shpagojë veten para publikut të vet, për kombëtaren angleze të trajnerit Gareth Southgate, që u mund në “San Siro” së fundi dhe humbi çdo mundësi në grup.

Southgate pritet të luajë me modulin 4-2-3-1. Në majë, Abraham do të veprojë si qendërsulmues, i mbështetur nga Mount, Grealish dhe Sterling në vijën e parë. Ward-Prowse dhe Rice mund të formojnë tandemin e mesfushës.

Në mbrojtje, James (përpara Alexander-Arnold) dhe Trippier janë kandidatë për në krahë, ndërsa Tomori dhe Maguire do të jenë dy qendrat e prapavijës, para portierit Ramsdale. Trajneri gjerman Hansi Flick do të duhet të bëjë pa portierin Neuer, të bllokuar nga Covid.

Në vend të tij do të luajë Ter Stegen, ashtu si në sfidën e humbur pararendëse ndaj Hungarisë. Rudiger dhe Suele në mbrojtje, bashkë me Raum dhe Henrichs nag krahët. Në mesfushë, Havertz dhe Gundogan konfirmohen së bashku me Kimmich, ndërsa në sulm i vetmi i sigurt duket Werner, përkrah të cilit do të veprojnë Havertz dhe Sane.

Ja formacionet e mundshme: ANGILA (4-2-3-1): Ramsdale; James, Tomori, Maguire, Trippier; Ward-Prowse, Rice; Mount, Grealish, Sterling; Abraham. GJERMANIA (4-3-3): Ter-Stegen; Kehrer, Sule, Rudiger, Raum; Kimmich, Gundogan, Hofmann; Havertz, Sane, Werner.