Transmetuar më 26-09-2022, 12:09

Tiranë- Pëson ishemi cerebrale mjeku i arrestuar te Trauma në Tiranë.

Burime informojnë se mjeku Fitim Marku i arrestuar disa ditë më parë për korrupsion ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sot nga spitali pritet që mjekut t’i komunikohet masa e sigurisë.

Fitim Marku u arrestua pasi u kap duke marrë ryshfet.

Pamjet e arrestimit të tij nga oficerë me maska dhe shoqërimi me uniformë në furgonin e policisë sollën mjaft reagime.

Bashkë me Markun u shoqëruan edhe një mjeke dhe një infermiere.