Transmetuar më 27-09-2022, 07:22

Legjenda e Francës dhe e Real Madridit është padyshim një nga ish-futbollistët më të talentuar që ka luajtur ndonjëherë në këtë lojë, me një prekje të parë ëndërrimtare dhe një aftësi supreme të driblimit.

Në ditët e tij të lojës, gjithçka që bënte Zidane dukej kaq e shkëlqyeshme. Ky është gjithashtu rasti teksa hipte në kalë. Zidane mund të jetë shumë i gjatë për të qenë kalorës, por një video e tij mbi një kalë ka bërë xhiron e mediave sociale.

Kali humbi ekuilibrin dhe kështu Zidane dukej sikur po shkonte drejt një rënieje të keqe. Sidoqoftë, fituesi i “Topit të Artë” të vitit 1998 arriti t’i qetësonte gjërat në mënyrë të jashtëzakonshme, duke u ulur në këmbë dhe më pas duke kryer një rrotullim të shpejtë e mahnitës përpara.

Ishte si diçka direkt nga një skenë filmi dhe të bën të pyesësh nëse Zidane do të ishte i përshtatshëm për të zëvendësuar Daniel Craig si James Bond-in e ardhshëm.

“Zizou” ka mbetur pa punë që kur u largua nga Real Madridi për herë të dytë në vitin 2021. Ai u zëvendësua nga Carlo Ancelotti, i cili i udhëhoqi “Los Blancos” drejt fitimit të La Liga-s dhe Champions League, sezonin e kaluar.

50-vjeçari ka qenë i lidhur me një sërë postesh të ndryshme drejtuese, duke përfshirë kombëtaren e Francës, Paris Saint-Germain dhe Juventus. Megjithatë, ai nuk duket ta ketë me nxitim për t’u rikthyer në stol së shpejti.