Transmetuar më 03-10-2022, 19:44

Një projekt-vendim po diskutohet në qarqet akademike, Ministrinë e Arsimit dhe Këshillin e Ministrave, për rritjen e pagave të të gjithë pedagogëve në universitetet publike të vendit.

Projekt-vendimi që disponon noa.al parashikon rritje të pagave sipas gradave.

Në lidhjen nr 1 të draftit përshkruhet “Struktura dhe nivelet e pagave sipas kategorive të vendeve të punës, për nëpunësit e institucioneve publike të arsimit të lartë”.

Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, në vijimësi, do të përballohen nga fondet grand si dhe të ardhurat e vetë institucioneve publike të arsimit të lartë.

Bordi i Administrimit të çdo IAL-je, miraton nivelin e pagave për personelin akademik, brenda kufijve të përcaktuar në lidhjen nr. 1, në varësi me burimet financiare të çdo IAL-je.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 Tetor 2022, thuhet në draftin që disponon noa.al.

Sipas draftit, Lektor/Kërkues, nga 73 400 lekë bëhet 84 410 lekë.

Lektor i parë nga 90 300 bëhet 103 845 lekë.

Docent (Master) nga 91 800 bëhet 105 570 lekë.

Docent (Doktor) nga 95 800 bëhet 110 170 lekë.

Profesor i asociuar nga 105,200 bëhet 120,980 lekë.

Profesor, nga 121000 bëhet 139,150 lekë.

Rritje ka dhe për drejtuesit. Një zv.dekan që është docent doktor, nga 106 700 ndryshon në 122 705 lekë.

Dekani me të njëjtën gradë, nga 130 500 bëhet 150 075 lekë.

Zv.rektorët nga 130 500 deri 132 200 ndryshojnë në 150 075 dhe 152 030 lekë.

Ndërsa rektorët nga 139,800 lekë që marrin aktualisht, shkojnë në 160,770 lekë në muaj.

Noa kërkoi konfirmim nga Ministria e Arsimit por nuk pati një përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

/noa.al