Transmetuar më 16-10-2022, 16:33

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 19 raste pozitive për Covid-19. Në buletinin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë njofton se testet e kryera për sot ishin 313.

Nga testet e kryera, pozitivë për Covid-19 rezultuan 9 qytetarë në Tiranë, 3 në Durrës, 2 në Delvinë, nga 1 qytetarë në Mat, Fier, Patos, Mallakastër, Vlorë. Janë 256 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,644 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 19 Të shëruar në 24 orë 15 Të shtruar në spitale 2 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 313

Testime totale 1,990,227 Raste pozitive 331,492 Raste të shëruara 327,644 Raste Aktive 256 Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 185 Fier 20 Elbasan 13 Shkodër 9 Vlorë 8 Gjirokastër 6

Berat 5 Durrës 5 Korçë 3 Lezhë 1 Dibër 1