Transmetuar më 18-10-2022, 18:01

ARGJENTINË- Foto që Mauro Icardi ndoshta nuk donte t’i shihte kurrë në rrjetet sociale: Wanda Nara duke u puthur me një person tjetër, dhe jo çdo njeri, por reperin e ri L-Gante, këngëtarin 22-vjeçar.

La Nara dhe L-Gante, gjatë qëndrimit në Argjentinë të tashmë ish-zonjës Icardi, ishin parë disa herë bashkë, edhe për shkak të bashkëpunimit komercial mes të dyve. Një bashkëpunim që mesa duket ka rezultuar në diçka më të qëndrueshme. Dhe fotot e shpërndara në një mbrëmje në Quilmes do të ishin aty për ta vërtetuar. Fundjavën e kaluar, 35-vjeçarja argjentinase e shoqëroi reperin në një emision dhe më pas të dy u ndanë, duke shkëmbyer puthje. Por këto ditë asgjë nuk i shpëton kamerave të smartfonëve…

Dëshmitarët tregojnë për puthjet e panumërta mes Narës dhe L-Gante deri në orët e vona të natës. Këngëtari 22-vjeçar deklaroi të gjithë interesimin e tij për Narën “Po njihemi”, tha ai për shtypin argjentinas, duke ndezur thashethemet.