Transmetuar më 19-10-2022, 23:38

TIRANË- Nevena është nga Serbia por vitin tjetër do të shpërngulet në Shqipëri. E ftuar në “Opinion”, përmes një lidhjeje me Skype, Nevena thotë se ka vizituar Tiranën, Burrelin ku ka njerëzit që do dhe Beratin. Ajo shprehet se fillimisht ka pasur frikë dhe ka menduar dy ekstremet, që ose do të vdiste, ose do të kalonte shumë bukur në vendin tonë.

“Ndjehem shumë mirë, vitin e ardhshëm do të vij të jetoj përgjithmonë. Kisha shumë frikë kur erdha në fillim, mendoja se ose do vdisja, ose do të jetoja shumë mirë. E kalova shumë mirë dhe shumë bukur. Mësova se Shqipëria është një shtet i veçantë. Tiranë, Burrel dhe Fier, në det në Jug. Kam shkuar në Burrel sepse familja që unë e dua shumë është me prejardhje nga Burreli,”- tha Nevena. Gjëja më e mirë se jeni patriotë. Gjëja më e keqe, jeni të varfër!