Transmetuar më 24-10-2022, 23:06

Mbappe e arriti shpejt suksesin në botën e futbollit, e mbi të gjitha famën duke u bërë dhe model për disa marka prestigjioze.

Ai ka tërhequr vëmendjen e disa modeleve të famshme, teksa me disa prej tyre ka pasur dhe lidhje romantike. Së fundmi, francezi po përflitet për një marrëdhënie me 27-vjeçarjen Rose Bertram.

Modelja përflitet se ka filluar të takohet me yllin e PSG muajt e fundit. Por Mbappe nuk është futbollisti i parë në jetën e saj, teksa më herët ka pasur një lidhje 8-vjeçare me holandezin Gregory van der Wiel, që përfundoi në korrik.

Rose, babai i së cilës është belg dhe nëna nga Cape Verde, u nënshkrua në një agjenci modelimi në moshën 13-vjeçare. Që atëherë ajo ka vazhduar të shfaqet për markat kryesore të rrugës si H&M, L’Oreal, Primark dhe Agent Provocateur në fushatat e tyre.

Duket se vetë Kylian është një fans i madh i punës së saj pasi ai përbën një nga 850 mijë ndjekësit e saj në Instagram. Tani për tani, duket se marrëdhënia e çiftit të ri po lulëzon.