Transmetuar më 26-10-2022, 14:45

Shkupi është alarmuar ditën e sotme pas kërcënimeve për vendosjen e bombave në 5 shkolla.

Autoritetet menjëherë kanë evakuuar nxënësit dhe banorët e zonave pranë ndërkohë që vijon puna për gjetjen e tyre. Kërcënimet janë bërë nëpërmjet mesazheve në email.

Në një deklaratë për mediat Ministria e Brendshme bën me dije se janë marrë masat për evakuimin e njerëzve dhe se njësia anti-terror po merr masa për zbardhjen e rastit.

Njoftimi i plotë:

Sot (26.10.2022) në SPB-Shkup është raportuar se në adresat e emailit të pesë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për bombë. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.