Transmetuar më 27-10-2022, 19:52

Beograd- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur pro liberalizimit të vizave pëe Kosovën. Ursula von der Leyen, vlerësoi Prishtinën për punën e palodhur dhe përkushtimin e saj ndaj reformave evropiane dhe Vuçiç tha se ai nuk ka asgjë kundër Prishtinës që të ketë një regjim pa viza.

Sipas Tanjug, Vuçiç ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovës ku çuditërish u shpreh pro.

“Sa i përket lavdërimit të Prishtinës, nuk kam asgjë kundër dhe jam shumë pro që t’u jepet një regjim pa viza dhe do ta mbështes gjithmonë dhe në çdo moment, siç kam bërë gjithmonë, për shumë arsye, nuk dua të shpjegoj më gjatë”, tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me lavdërimet e von der Leyen.

Komisioni Evropian ka nisur dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën në vitin 2012, ndërsa në korrik të vitit 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Në qershor të vitit 2016, Komisioni Evropian vlerësoi se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo pati vënë kusht për finalizim të procesit që të arrihej marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe që të kishte rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.