Transmetuar më 30-10-2022, 01:00

Një shqiptar ka tronditur Greqinë pasi identifikohet të ketë sulmuar vajza e gra, dy raste të cilat janë dokumentuar dhe është faktuar se ka arritur të përd’hunojë njërën e të sulmojë tjetrën, përmes kërcënimit me thikë në dorë.

Policia greke njoftoi të shtunën në mbrëmje se i dyshuari për ngjarjet në Palaio Faliro është identifikuar dhe për të është lëshuar një urdhër arresti, por të gjitha pistat të çojnë në një arrati të tij drejt Shqipërisë, raporton noa.al.

Autoritetet identifikuan “përd’hunuesin me tatuazh”, i cili është shqiptar, 40 vjeç, i divorcuar dhe jetonte me nënën e tij në Athinë.

Ai akuzohet për dy raste përd’hunimi të kryera në mënyrë të njëpasnjëshme në orët e para të 23 tetorit 2022 në zonën e Palaio Faliros.

Pas një hetimi të plotë nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Athinës, u identifikuan detajet e autorit të dyshuar të krimeve të mësipërme.

Ndaj 45-vjeçarit të huaj është ngritur një dosje për përd’hunim të kryer dhe tentativë, d’hunë, kanosje me armë dhe rrëmbim.

Ndërsa kërkimet për të vijojnë, mësohet se ai është arratisur në Shqipëri. Policia tha se ndaj shqiptarit është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, në mënyrë që të arrestohet nga autoritetet shqiptare dhe të ekstradohet drejt Greqisë.

Gjithçka ndodhi në Paleo Faliro në orët e para të së dielës në një stacion autobusi të dielën e 23 tetorit, kur u raportua për përd’hunim të një 34-vjeçareje.

Pak minuta më vonë, një tjetër sulm sek’sual – në të njëjtën zonë – u raportua nga një grua tjetër.

Policia thotë se ka në dorë ADN-në e të dyshuarit të kërkuar, e cila u gjet në makinën e gruas së parë që ai tentoi të përd’hunonte, si dhe në rrobat e gruas së dytë të cilën e sulmoi në autobus.

Profili i autorit të dyshuar

Sipas përshkrimit të bërë në polici nga 34-vjeçarja, burri është rreth 40 vjeç, shtatlartë dhe me gjatësi 1.65 deri në 1.70 cm.

Ai ka lëkurë të bardhë, flokë kafe dhe një prerje flokësh të shkurtër.

Në dorën e djathtë ka një tatuazh në formën e byzylykut.

Ai kishte veshur xhinse të zeza, një bluzë të zezë dhe atlete të zeza ndërsa ishte i dehur, tha 34-vjeçarja.

Sipas dëshmisë së 34-vjeçares, ai ka folur shumë mirë greqisht. Pasi plotësoi dëshirat e tij të sëmura, autori e ka soditur 34-vjeçaren dhe e ka pyetur nëse donte të bëhej e dashura e tij.

Sipas autoriteteve bëhet fjalë për një person që i njeh shumë mirë rrugët dhe rrugicat, siç kuptohet edhe nga dëshmia e gruas së dytë.

Shqiptari i dyshuar

Policia thotë se shqiptari ka tentuar të shuajë epshet me femrën e parë, 25 vjeçe dhe kur nuk ia ka dalë dot ka sulmuar të dytën, 34 vjeçe dhe më pas ka marrë arratinë. Pas mesnate duke hyrë e diela, policia njoftoi se 45 vjeçari ka arritur në Kakavijë dhe më tej ka shkuar në Vlorë ku edhe po qëndron i fshehur.

/noa.al