Transmetuar më 04-11-2022, 17:32

31 qytetarë janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë ndërsa nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Sipas të dhënave nga MSH, janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,091 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH-s:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 509 testime, 31 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 26 të shëruar në 24 orët e fundit 4 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 509 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në këto Bashki: 14 në Tiranë, 3 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Vorë, Fier, Lushnje, Vlorë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Kamëz, Patos, Himarë, Delvinë. Janë 216 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,091 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 4 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 31 Të shëruar në 24 orë 26 Të shtruar në spitale 4 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 509 Testime totale 1,999,164 Raste pozitive 331,900 Raste të shëruara 328,091 Raste Aktive 216 Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150 Vlorë 17 Gjirokastër 14 Fier 13 Durrës 8 Berat 5 Shkodër 4 Elbasan 3 Korçë 2