Transmetuar më 04-11-2022, 19:55

Ilir Shaqiri ka treguar shpesh herë si brenda dhe jashtë shtëpisë së “BBVIP”, marrëdhënien e ngushtë që ka me vajzën e tij, Emily. Së fundmi, bukuroshja ka realizuar një intervistë me ndjekësit e saj në Instagram, ku me këtë rast Emily gjeti momentin që të bëjë një shaka me të atin.

Emily i thotë se është në një lidhje, Ilir Shaqiri

“A je single”, e pyet një ndjekës ndërsa balerina është përgjigjur: “Jo jam në një lidhje”, dhe menjëherë e kthen kameran nga Iliri që menjëherë reagon dhe e pyet me kë.

Emily i thotë se është në një lidhje, Ilir Shaqiri

Më pas ajo e kthen telefonin nga macja dhe thotë: “Me të”, duke shkaktuar qeshura mes tyre. Balerini e ka ripostuar videon dhe krahas saj shkruan: “Ai momenti kur qesh nga halli”.