Transmetuar më 06-11-2022, 22:16

Beograd- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka mohuar që ka pasur dorë në largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës. Në një deklaratë për mediat atje, ai ka thënë se nuk është moment i lehtë dalja e serbëve nga institucionet.

Po ashtu ka deklaruar se gjithmonë ka histori që “ai qëndron pas veprimeve të serbëve të Kosovës”.

”Pas 10 vitesh serbët kanë marrë vendim që të largohen nga institucionet e Prishtinës. Historitë se po e bëjnë me urdhër të dikujt nga Beogradi, gjithmonë jam vetëm unë, ata kurrë nuk kanë dashur t’i shikojnë realisht problemet me të cilat ballafaqohen serbët”, ka thënë Vuçiç, raporton Express.

Sot në Veriun e Kosovës është zhvilluar një protestë e serbëve të Kosovës për të kërkuar anulimin e vendimit të targave. Beogradi ka insistuar që serbët të mos konvertojnë targat në RKS. Ndërkohë tash Vuçiq mohon çdo influencë të tij te serbët për t’u larguar nga institucionet.