Transmetuar më 10-11-2022, 16:50

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste të reja me Covid-19. Një qytetar ka humbur jetën, ndërsa janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë, ndërsa janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,202 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në këto Bashki:

4 në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetarë në Shijak, Dibër, Fier, Lushnje, Sarandë, Finiq, Korçë, Kuçovë, Elbasan.

Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një qytetare 66 vjeç, nga Gjirokastra.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,202 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 10 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 15 Të shëruar në 24 orë 13 Të shtruar në spitale 3 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 559

Testime totale 2,001,623 Raste pozitive 331,976 Raste të shëruara 328,202 Raste Aktive 180 Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 131 Vlorë 15 Fier 10 Gjirokastër 5 Berat 5 Durrës 5

Elbasan 4 Shkodër 2 Lezhë. 1 Korçë. 1 Dibër. 1