Transmetuar më 13-11-2022, 09:11

SERBI- Një operacion i befasishëm i policisë në kryeqytetin serb Beograd, ka shpënë në pranga 17 persona. B92 shkruan se ky ishte një aksion i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme, BIA Prokurorisë për Krimin e Organizuar.

Mediat serbe shkruajnë se të arrestuarit janë anëtarët e “bandës së Vraçarit”, të cilët janë pjesë e ekipit të formuar nga Radoje Zvicer. Të arrestuarit akuzohen se kanë kryer tri vrasje në territorin e Beogradit dhe pesë tentativa për vrasje. Ata planifikonin sulme edhe ndaj zyrtarëve më të lartë shtetërorë të Serbisë.

Dyshohet se Vušovici dhe shumica e bashkëpunëtorëve të tij që nuk janë në Serbi, fshihen në Spanjë dhe Republikën Domenikane. Të dyshuarit akuzohen për tre vrasje, Aleksandar Halabrin, Dragan Ristic Čadja dhe Aleksandar Šarac, si dhe pesë tentativa vrasje përfshi këtu edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.