Transmetuar më 17-11-2022, 21:05

Beograd- Sot në Beograd u zhvillua një konferencë rajonale me pjesëmarrjen e kryeministrave Aleksandër Vuçiç, Edi Rama Rama dhe Dimitar Kovaçveski.

Pas takimit, tre liderët, kanë darkuar së bashku, si miq, të “zhveshur” nga kostumet politike.

Këtë e ka zbuluar Vuçiç, ku shfaqet në një restorant në Beograd, veshur me triko, dhe shkruan se po pret për darkë miqtë e tij Ramën dhe Kovaçevskin, ndërsa ka thurur lavde për vendin e tij.

“Beogradi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i zemrës së madhe, mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë. Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. Nuk rezistova pa provuar salsiçen Pirot…ne tashmë jemi duke bërë marrëveshje për panairin e madh të verërave dhe ushqimeve të vitit të ardhshëm në Beograd”, shkruan Vuçiç.