Transmetuar më 19-11-2022, 23:25

1- Dashi- Një herë në 2 ditë Si një nga shenjat më sensuale, krah Demit dhe Akrepit, Dashi di shumë mirë të marrë atë që do dhe ta shijojë deri në fund.

2. Demi- Gjithë fundjavën Meqë presin gjithmonë më të mirën, le të sakrifikojmë javën për të patur kënaqësinë maksimale gjatë fundjavës! Janë pushim dhe mund të luajnë sa dhe si të duan.

3. Binjakët- Disa herë gjatë gjithë muajit Po flasim për Binjakët, kështu që edhe dëshirat e tyre seksuale mund të ndryshojnë nga momenti në moment. Binjakët mund të kalojnë muaj të tërë pa bërë seks sepse janë të fokusuar në objektiva të tjera, ashtu siç ka edhe periudha kur gjithçka duan, është shtrati.

4. Gaforrja- Nëse kanë një partner, çdo natë!

Nga natyra, Gaforret janë të dashura dhe përkujdesen. Nëse je aty për to mund të përkëdhelin dhe të jepen fizikisht çdo ditë të mundshme!

5. Luani- Një herë në javë Nëse janë në humor për seks, do ta gjejnë se s’bën një mënyrë për ta realizuar imagjinatën e tyre.

6. Virgjëresha – Dy ose 3 herë në javë Duke qenë se janë të qëndrueshme me planet e tyre, rregullat, etj., duan një lloj “planifikimi” kur vjen puna tek seksi. Edhe nëse bëjnë seks 2 herë në javë e dinë që do të japin maksimumin e tyre.

7.Peshorja – Tre ose më shumë herë gjatë 1 jave Kur duan diçka, s’mund ta fshehin prandaj nëse i ftoni disa herë gjatë javës në shtrat s’do të merrni “JO” si përgjigje.

8. Akrepi – Gjatë gjithë kohës Legjenda është e vërtetë. Akrepët janë shumë seksualë dhe mund të bëjnë seks çdo ditë, në çdo orë dhe në çdo vend!

9. Shigjetari- Ose gjithë kohës ose shumë rrallë Varet nga njeriu që kanë krah tyre.

10. Bricjapi- Pak gjatë javës dhe gjithë kohës përgjatë fundjavës Janë shumë të dhënë pas seksit, por t’i shkëpusësh nga detyrat nuk i pëlqen shumë. Në fundjavë, mund t’jua planifikojnë gjithçka në detaje.

11. Ujori- Një herë në 2 javë Ata janë të vështirë për t’u kuptuar hera-herës. Si shenjë ajri, kanë nevojë të distancohen nga të tjerët, përfshi këtu edhe fizikisht. Ujorët mund të mos bëjnë seks shpesh, por jo se nuk duan. Thjesht mungesa e përfshirjes me tjetrin i bën të heqin dorë.

12. Peshqit- Disa herë në javë Kur janë të dashuruar, mund të ndodhë në çdo moment!