Transmetuar më 20-11-2022, 20:33

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Së fundmi Semi na ka treguar se po punon për një projekt të ri muzikor për të cilin është shumë entuziaste. Ditën e sotme bukuroshja ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit e saj i kanë drejtuar disa pyetje në lidhje me këngën e re. Projektet muzikore të Semit deri tani kanë qenë të frymëzuara nga histori të vërteta dashurie, disa prej tyre edhe prej historisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, të cilat patën shumë sukses. Tanimë të gjithë janë shumë kuriozë nëse dhe kjo këngë ka një bazë të vërtetë dhe nëse po, kujt u është kushtuar. Një prej ndjekësve e ka pyetur këmgëtaren nëse ka lidhje me jetën e saj private dhe Semi nuk ka ngurruar t’i përgjigjet.

Çdo këngë e imja ka një të vërtetë aty. Në mos tani e freskët, një histori e përjetuar më parë

Pas daljes nga “BBV”, Semi arriti një sukses shumë të madh me projektet e reja muzikore, të cilat ia kushtoi historisë së dashurisë së Donald Veshaj dhe Bora Zemanit. Këngët patën shumë sukses dhe duket se ende janë shumë të pëlqyera nga publiku, pasi numri i klikimeve në platformën YouTube gjithmonë rritet. Së fundmi Semi me anë të një Instastory na ka treguar se kënga e saj “Mos u kthe” ka kaluar 20 milionë klikime dhe i falenderon të gjithë nga zemra për këtë.