Transmetuar më 22-11-2022, 16:51

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 526 testime, 25 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 16 të shëruar në 24 orët e fundit

22 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 526 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 25 qytetarë, në Bashkitë:

19 Tiranë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Fier, Lushnje, Divjakë, Gjirokastër, Kuçovë.

Janë 195 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,379 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 22 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 25 Të shëruar në 24 orë 16 Të shtruar në spitale 3 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 526

Testime totale 2,006,611 Raste pozitive 332,168 Raste të shëruara 328,379 Raste Aktive 195 Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 157 Gjirokastër 13 Fier 9 Elbasan 4 Vlorë 3

Berat 2 Durrës 2 Lezhë. 3 Shkodër 2