Transmetuar më 23-11-2022, 17:33

Brandi suedez i veshjeve dhe artikujve shtëpiake, H&M mbërrin në Shqipëri me dyqanin e tij zyrtar.

Klientët tani nuk do të detyrohen të shkojnë në dyqane jozyrtare me mallra të dyshimta që këto vite kanë mbushur Tiranën dhe qytete të tjera si Vlora, Fieri e Durrësi, por mund të vizitojnë hapësirat e reja në TEG.

Në mjediset e bollshme që H&M ka "pushtuar" në Tirana East Gate (TEG), janë vendosur banderolat paralajmëruese si "Më në fund në Shqipëri", “Mezi presim të të takojmë”, “Shihemi së shpejti” dhe “Numërimi mbrapsht filloi”.

Kompania sjell veshje për fëmijë të çdo moshe dhe për meshkuj e femra të rritur. Po ashtu ajo tregton edhe shumë artikuj të ndryshëm për shtëpi.

H&M është shitësi i dytë më i madh ndërkombëtar i veshjeve, pas Inditex, kompania mëmë e Zara. Të dyja brandet, H&M dhe Zara, janë sjellë në Shqipëri nga Balfin. Në TEG ato ndodhen pranë njëra-tjetrës.

Zyrtarisht nuk ka një datë publike se kur hapet dyqani i H&M në TEG.