Transmetuar më 24-11-2022, 22:52

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbrojtje të Kryeministrit kosovar Albin Kurti sa i përket marrëveshjes me Serbinë për targat.

Në një postim në llogarinë e tij në Tëitter, Rama thotë se nuk mund të sulohet Albin Kurti pas marrëveshjes që kreu i qeverisë e cilëson si të duhur dhe falë së cilës u shmang përshkallëzimi i situatës.

Sipas Ramës, Albin Kurti nuk mund të fajësohet sepse u soll si kryeministër.

EDI RAMA NË TWITTER

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!”

Kujtojmë se Kurti është përballur me një sërë akuzash pas arritjes së marrëveshjes për targat. Pasditen e së enjtes ai edhe u sulmua simbolikisht me qershi nga anëtarë të PSD-së.