Transmetuar më 25-11-2022, 17:01

Në 24 orët e fundit në vend janë konfirmuar 11 raste pozitive me koronavirus. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 423 testime të kryera, të infektuar rezultuan 7 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Mat, Tepelenë, Berat.

Janë 175 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,433 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika

Raste të reja ditore 11 Të shëruar në 24 orë 14 Të shtruar në spitale 4 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 423

Testime totale 2,007,915 Raste pozitive 332,202 Raste të shëruara 328,433 Raste Aktive 175 Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 147 Fier 9 Gjirokastër 8 Vlorë 3

Berat 3 Shkodër 2 Durrës 1 Kukës 1 Dibër 1