Transmetuar më 26-11-2022, 12:34

Emisioni “Gjurmë Shqiptare” do të ndërpresë transmetimin e tij përkohësisht.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Marin Mema në një postim në “Facebook”.

Gazetari investigativ ka njoftuar se për shkak të Kampionatit Botëror, emisioni i tij “Gjurmë Shqiptare” do të ndërpresë transmetimin deri në datën 24 dhjetor.

Ndër të tjera ai u shpreh se për të nuk do të ishte një periudhë pushimi, por do të punonte që të sillte tema të forta. Marini nuk harroi të falenderonte edhe publikun për mbështetjen e tyre.

Postimi i plotë i Marin Memës:

“Miq të dashur për shkak të Kampionatit Botëror të futbollit do të bëjmë një ndalesë fare të vogël me “Gjurmë Shqiptare”.

Për të pasur të gjithë hapësirën e përhershme kemi bërë këtë zgjedhje si forma më e mirë për të ruajtur cilësinë e nevojshme.

Do të rikthehemi menjëherë në dt 24 dhjetor me fuqi të reja, tema të forta, kërkime e të vërteta kudo në trojet shqiptare. Sigurisht kjo do të jetë periudhe pune intensive!

Do të vazhdojmë plotësimin e temave të nisura dhe nisjen e të rejave. Një gjë është e sigurt do të kemi dokumentarë të fortë pas kësaj ndalese të vogël.

Misioni vazhdon. Në ndërkohë nuk ndalemi me “Shqipëria Tjetër” çdo të hënë në 20:05.

JU DUA SHUMË dhe Ju falenderoj për mbështetjen.”