Transmetuar më 30-11-2022, 11:27

Disa aeroporte kanë vendosur të heqin kufizimin për të mbajtur më shumë se 100 ml lëng në çantën e dorës. Ky vendim do të hyjë në fuqi në vitin 2024. Kufizimi në 100 ml vështirëson punën e shumë njerëzve. Për çdo udhëtim, që pas sulmit terrorist në aeroportin Heathrow, të gjitha lëngjet gjithashtu duhet të paketohen në qese plastike.

Përveç faktit që është e papërshtatshme të paketosh gjërat higjienike dhe ushqimin në këtë mënyrë, shumica e njerëzve e harrojnë qesen dhe aeroporte të ndryshme kanë rregulla të ndryshme se sa e madhe duhet të jetë qesja dhe sa shishe të vogla mund të jenë në të. Për këtë shkak krijohen probleme dhe shpesh udhëtarëve u hapen valixhet për shkak të deodoranteve apo kremrave të cilat i paketojnë dhe nuk konsiderohen të lëngshme, shkruan Top Albania Radio.

Përparimet në teknologji e kanë bërë shumë më të lehtë për punonjësit e sigurisë të identifikojnë substancat e mundshme të rrezikshme, kështu që të gjitha aeroportet kryesore britanike do ta shfuqizojnë këtë rregull në vitin 2024. Bagazhi do të kalojë përmes skanerëve të veçantë CT që do të krijojnë një imazh 3D. Pavarësisht këtyre ndryshimeve, dispozitat e tjera për bagazhet e dorës do të mbeten të njëjta.

Rikujtojmë, se telefonat celularë me 5G do të mund të përdoren në bordin e avionëve evropianë. Kjo është pika e kthesës e vendosur nga Komisioni Evropian, i cili përditësoi vendimin zbatues për spektrin e komunikimeve celulare në bord të avionëve, duke përcaktuar frekuenca të caktuara për teknologjinë 5G në fluturim. Shërbimi do të ofrohet në kabinën e avionëve të pajisur me pajisje të posaçme rrjeti për të lidhur përdoruesit dhe për të drejtuar thirrjet, mesazhet me tekst dhe të dhënat nëpërmjet një rrjeti satelitor.