Transmetuar më 02-12-2022, 14:43

Vendim i Bordit të Transparencës 02.12.2022

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 2 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 01.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 865, +42 nga data 28.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 952, +59nga data 28.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar zbritje në 112. 49 (-0.06 nga data 28.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 121 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 2 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.