Transmetuar më 03-12-2022, 21:05

Serbi- Dushan Petroviç, ish-lojtari i përfaqësueses serbe, duket se nuk kishte mbledhur mjaftueshëm para nga futbolli.

48-vjeçar u arrestua në Amsterdam, në një aksion të koordinuar nga Europoli. Petkoviç ishte një nga 8 personat e arrestuar për trafik ndërkombëtar.

Grupi i strukturuar bënte kalimin e substancave narkotike nga Amerika Latine në Roterdam.

Petkoviç ishte i përfshirë në këtë organizatë kriminale ende nuk dihej roli i tij. Pasi la futbollin, 48-vjeçari vijoi të jap kontributin e tij. Ai është aktualisht drejtori sportiv i klubit të OFK Beograd në futbollin serb.

Pas këtij lajmi të quajtur si skandal i madh, Petkoviç do të mbahet mend jo si futbollist por si një i arrestuar për kokainë.