Transmetuar më 05-12-2022, 20:20

Tiranë- Mbrëmjen e kësaj të hëne janë ndezur dritat në qendër të sheshit “Skënderbej”. Në praninë e dhjetëra qytetarëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndezi dritat shumëngjyrëshe.

Por jo vetëm kaq, në sheshin “Skënderbej” është ndërtuar fshati i festave që shpërndan magjinë e festave të fundvitit.

Krahas Fan Zonës ku ndiqen ndeshjet e botërorit, po vendosen shtëpizat e drurit si dhe lodrat në shesh, ku fëmijë e të rinj do kenë mundësi të argëtohen në këtë periudhë festash.

Zbukurimet janë vendosur në të gjitha rrugët e kryeqytetit. Zbukurimi i qytetit për festat e fundvitit është një traditë që ndiqet prej vitesh tashmë.