Transmetuar më 06-12-2022, 10:28

Drejtues të disa shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës si dhe krerë të strukturave të Unionit, u mblodhën sot formalisht në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku u nënshkrua një marrëveshje për roaming.

Ndërsa shumë njerëz kanë besuar se kjo marrëveshje hyn në fuqi tani dhe zeron tarifat e komunikimit, e vërteta është krejt ndryshe.

Marrëveshja u firmos formalisht, por ajo nis të hyjë në fuqi vetëm në tetor 2023.

Për më tepër, hyrja në fuqi është vetëm një reduktim dhe jo zerim tarifash siç e kanë vendet e BE mes tyre.

Parashikohet që në fund të vitit 2024 të hyjë në fuqi heqja e tarifave roaming. Deri atëherë, mbetet të presim se çfarë do të ndodhë.

Fakti u pohua sot në media edhe nga zëvendëskryeministrja Belind Balluku. Ajo tha se marrëveshja hyn në fuqi vetëm pjesërisht dhe jo më parë se tetori 2023.

Po ashtu Balluku pranoi se do të duhen më shumë se dy vjet të tjera që të ketë një zerim të mundshëm të tarifave roaming.

Ajo deklaroi se kjo ndodh pasi janë përballur me presion nga kompanitë celulare, duke lënë të kuptohet se presioni ka ardhur nga kompanitë në vendet e BE, por jo nga vetë qeveritë e vendeve të BE. /noa.al