Transmetuar më 07-12-2022, 22:58

Stresi ka folur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” për lidhjen e tij që ka patur me Enxhi Kamenicën. Ai ka zbuluar se si ka shkuar lidhja me të, ku u ndal te koha kur ai ishte në burg si dhe zbuloi që pas daljes nga burgu, u nda me Enxhin.

“Mua më futën në burg një muaj se më kapën me një armë. Tani pasi më fusin mua në burg, ish-e dashura ime futet në Big Brother, dhe unë e pashë atë nga burgu. U acarova aty. Pas këngës “Lambo” unë u lidha me të. Ia bënin “Uaa shiko Enxhin me Stresin. Pse kjo është lidhur me këtë rebelin?Por ajo më ka njohur mua në brendësi”.

Kujtojmë që Stresi habiti jo pak me vendimin për tu bërë pjesë e reality-show-t në Kosovë.

Reperi u bë pjesë e lojës përmes një letre të cilën ia dedikonte nënës së tij. Kjo e fundit nuk e dinte që i biri do të futej në “BB VIP Kosova”, pasi ai e kishte ruajtur sekret, duke i thënë se ndodhet në Itali. Stresi ishte banori i fundit që iu bashkua shtëpsië, për të garuar për çmimin e madh 200 mijë euro.

Një tjetër banor që mori vëmendje me pjesëmarrjen e tij ishte reperi Getinjo por edhe aktori Edon Shileku nuk mbetet pas.

Ai u shfaq si një “drag queen”, dhe në fakt personazhi që ai do të përfaqësojë herë pas here ne shtëpi do të jetë “Victoria Owns”. Aktori do të shfaqet me dy personalitete të ndryshme dhe në fakt pritet që të bëjë bujë të jashtëzakonshme.