Transmetuar më 08-12-2022, 10:28

Tiranë – Httpool nga Aleph dhe Meta kanë deklaruar se dy kompanitë do të bashkëpunojnë në Shqipëri nën Programin e Partnerëve të Autorizuar të Shitjeve Meta.

Partnerët e autorizuar të shitjeve të Meta janë zgjerime të ekipeve të shitjeve të Meta në të gjithë globin. Ata mbështesin reklamuesit dhe agjencitë për të arritur qëllimet e tyre të biznesit duke ofruar asistencë lokale, drejtim strategjik dhe ekspertizë në të gjithë familjen e produkteve Meta.

Një proçes i plotë përzgjedhjeje dhe miratimi siguron që partnerët e autorizuar të shitjeve të Meta të përmbushin nivelin më të lartë të nevojave të biznesit për reklamuesit dhe agjencitë.

Aleph, kompania mëmë e Httpool, është pjesë e programit ASP që nga viti 2018 dhe mbështet jo vetëm rritjen e Meta-s, por edhe ekosistemin lokal të reklamave, duke u mundësuar agjencive, reklamuesve dhe SMB-ve të kenë sukses në marketingun digjital.

Aleph ka një rekord përsosmërie në marketingun digjital dhe është aktiv me ekipet lokale, të përkushtuara në rajone të shumta anembanë botës, duke përfshirë Afrikën, Evropën Qendrore Lindore dhe rajonin Azi-Paqësor.

Nëpërmjet Httpool dhe me kuptimin gjithëpërfshirës të Aleph për zgjidhjet e Meta-s, kompania shërben si një pikë e drejtpërdrejtë kontakti me të gjitha produktet, aplikacionet dhe shërbimet që u mundëson reklamuesve të shfrytëzojnë sa më shumë atë që Meta ka për të ofruar.

Për më tepër, me prezencë lokale në Tiranë, Httpool nga Aleph ofron mbështetje në gjuhët zyrtare dhe kombëtare, ofron shërbime konsulence si në aspektin strategjik ashtu edhe në atë optimizues të fushatave, si dhe mundëson faturimin në monedhën vendase të vendit, lekun shqiptar.

Si një partner i autorizuar i shitjeve, Httpool nga Aleph pajis agjencitë dhe reklamuesit me mundësi trajnimi në treg, duke ofruar qasje falas në programe, duke përfshirë kurse dhe një çertifikim përmes Meta Blueprint. Kjo i ndihmon ekipet të mësojnë aftësi të reja dhe thelbësore dhe të maksimizojnë vlerën e investimeve të tyre në reklamat dixhitale.

“Shqipëria dhe më gjerë rajoni i Evropës Jugore është një zonë me potencial të madh dhe ne po intensifikojmë përpjekjet tona për të mbështetur njerëzit dhe bizneset këtu”, tha Bianca Vlaston, Meta Lead Balkans.

“Httpool nga Aleph ka qenë pjesë e Programit të Partnerëve të Autorizuar të Shitjeve të Meta-s që nga viti 2018. Me njohuritë dhe ekspertizën tonë të fuqishme në tregun lokal, ne mund të ofrojmë mbështetje më të mirë për biznesin dhe agjencitë në nivel lokal, duke i ndihmuar ata të zhbllokojnë rritjen e tyre të mundshme. Nëpërmjet pranisë së Httpool nga Aleph në treg, reklamuesit shqiptarë tani kanë akses faturimi në monedhën vendase”, shtoi Vlaston.

“Jemi të emocionuar të sjellim Httpool nga Aleph si Partner të Autorizuar të Shitjeve të Meta-s në Shqipëri dhe jemi të bindur se ky zgjerim do të ofrojë mbështetje të përmirësuar për bizneset dhe agjencitë në nivel lokal, duke mbështetur më tej misionin e zhbllokimit të rritjes lokale," tha Katarzyna Paliwoda, Drejtore e Tregjeve në Zhvillim të EQL. tek Meta.

Facebook® është një markë e regjistruar e Meta Inc.

Rreth Httpool nga Aleph Httpool, është një kompani e Aleph Group, që përfaqëson platformat kryesore të mediave digjitale në Ballkan dhe në mbi 30 tregje të tjera në Evropë dhe Azi.

Një kombinim unik i aksesit për lojtarët më të mëdhenj digjitalë, teknologjinë e pronësisë dhe njohuritë e ekspertëve e lejon Httpool nga Aleph të mbështesë bizneset dhe markat në maksimizimin e përpjekjeve të tyre të reklamimit dhe nxitjen e biznesit.

Zbuloni më shumë: www.httpool.com

Rreth Aleph

Aleph është një mundësues global kryesor i reklamave digjitale që lidh mijëra reklamues në vendet në zhvillim me platformat kryesore dixhitale në botë.

Aleph përfaqëson platformat kryesore në botë në mbi 90 tregje anembanë globit kur ata nuk kanë një prani fizike, duke u mundësuar platformave si Twitter, Meta, Snapchat dhe gati 35+ të tjerave të zgjerohen në tregje të reja dhe duke u mundësuar reklamuesve të përfitojnë plotësisht nga aftësitë reklamuese të platformave.

Nëpërmjet këtyre partneriteteve afatgjatë, Aleph krijon mundësinë për të gjithë njerëzit dhe bizneset që të reklamojnë në nivel lokal dhe global pa kufij.