Transmetuar më 10-12-2022, 10:34

SHBA- Nuk kanë fund ‘çmenduritë’ e Britney Spears. Këngëtarja është rikthyer në Instagram me një video “të çuditshme”. Ajo kishte çaktivizuar për pak kohë llogarinë e saj personale, por ajo u kthye dhe e bëri me një kërcim. Sipas 41-vjeçares, ajo ka festuar ditëlindjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe “ka shtypur rastësisht butonin” për të çaktivizuar profilin e saj.

Mirëpo, ajo ka vendosur të “festojë” me miqtë e saj online dhe në videon që ka publikuar shihet teksa kërcen e veshur me një bluzë të kuqe, duke ngrënë tortë nga dyshemeja.

“Po, unë kam festuar ditëlindjen time gjatë gjithë javës,”- ka shkruar ajo në postimin e saj.

POSTIMI I PLOTË: