Transmetuar më 11-12-2022, 17:48

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 351 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë:

6 në Tiranë, 3 Fier, nga 1 qytetarë në Lezhë, Vlorë, Sarandë.

Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,645 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 11 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 12 Të shëruar në 24 orë 15 Të shtruar në spitale 2 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 351

Testime totale 2,012,988 Raste pozitive 332,419 Raste të shëruara 328,645 Raste Aktive 180 Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 129 Vlorë 16 Fier 12 Gjirokastër 7 Berat. 5

Shkodër 3 Lezhë. 3 Durrës. 2 Elbasan. 2 Korçë. 1