Transmetuar më 12-12-2022, 19:30

Horoskopi Paolo Fox Dashi: Jeni duke jetuar një lidhje dashurie që ju jep siguri dhe qetësi. Momenti për ju të lindurit në shenjën e Dashit është jashtëzakonisht i favorshëm, sepse edhe në punë gjithçka po shkon mirë.

Horoskopi Paolo Fox Demi: Këto janë ditë të vështira për ndjenjat, por së shpejti mund të filloni numërimin mbrapsht pasi po afron periudha juaj me fat në dashuri. Kujdes me çështjet financiare, ndoshta disa gjëra i keni llogaritur gabim dhe mund të keni probleme.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Ky është një moment në të cilin duhet t’i jepni vetes kohë dhe të merrni vendime. Zgjedhjet do të jenë të nevojshme edhe në fushën sentimentale. Gjithçka po shkon mirë në punë, por një periudhë e vështirë është përpara, përballuni me problemet që tani.

Horoskopi Paolo Fox Gaforrja: Këtë të martë, më në fund mund të gjeni qetësi dhe kohë për të sqaruar gjërat me partnerin/en. Nga ana profesionale gjërat dalëngadalë po marrin rrugën e duhur, por për të qenë në krye duhet të presësh edhe pak.

Horoskopi i Paolo Fox Luani: Periudhë tensioni në dashuri, merrni pak kohë për veten tuaj dhe prisni që gjërat të qetësohen, së shpejti do të mund të mbështeteni në perspektiva më të mira. Angazhimet e punës mund t’i planifikoni edhe për vitin e ardhshëm, jini konkretë dhe aktivë.

Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha: Në dashuri po vijnë lajme të rëndësishme, bëhuni gati t’i mirëprisni në mënyrën më të mirë. Nëse jeni duke kërkuar për një punë të re, kjo është koha për t’u marrë me të.

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Është një moment delikat në dashuri, ndoshta po përballeni me një ndarje. Nëse nuk doni të ndodhë kjo, mos ushqeni debatet. Në fushën profesionale tregohuni edhe aty të kujdesshëm, mos merrni vendime të nxituara.

Horoskopi Paolo Fox Akrepi: Jeni një nga shenjat më të apasionuara të zodiakut dhe mbrëmjen e kësaj të marte 13 do të keni mundësinë t’i jepni dorë të lirë kësaj karakteristike tuajën. Mund të keni disa probleme ekonomike, bëni kujdes të mos i shpërdoroni paratë tuaja.

Horoskopi Paolo Fox Shigjetari: Shkojini pas lajmeve të mira në dashuri, mund të bëni takime interesante. Për çdo ndryshim në aspektin e punës, merrni kohë për të vlerësuar gjërat, përpara se të hidheni në aventura të reja profesionale.

Horoskopi i Paolo Fox Bricjapi: Është një periudhë qetësie e madhe në marrëdhëniet në çift, përfitoni nga kjo për të ndjerë pak relaksim pas problemeve që sapo keni kapërcyer. Është koha për t’i dhënë vetes një pauzë qetësie edhe në punë, filloni të planifikoni një pushim të shkurtër.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Ka ardhur koha të kuptoni se diskutimet janë të kota, mund të filloni të rimendoni marrëdhënien tuaj duke i marrë gjërat pak më me qetësi. Ju keni projekte në mendje, por ende nuk e kuptoni mirë se për çfarë bëhet fjalë, ndaj prisni, mos u nxitoni.

Horoskopi i Paolo Fox Peshqit: Mundohuni të ruani qetësinë dhe të mos jeni pesimistë, jepini kohë edhe shansit tuaj në dashuri. Në punë jeni gati për të bërë zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen tuaj.

/noa.al