Transmetuar më 15-12-2022, 12:40

SHBA- Për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u aprovua ligji për martesat gay.

Presidenti amerikan, Joe Biden, legalizoi të martën ligjin në fjalë të aprovuar nga senati dhe kongresi. Ky ligj synon t’i mbrojë homoseksualët nëse gjykata e lartë e SHBA-së anulon martesat mes të njëjtës gjini. Ai e konsideroi këtë hap si evoluim profesional të karrierës së tij politike prej 4 dekadash tashmë.

Në një ceremoni muzikore me performanca nga Cindy Lauper dhe Sam Smith, Biden i komunikoi Amerikës një moment të rrallë në histori ku republikanët dhe demokratët ranë dakord me njëri-tjetrin në aprovimin e ligjit.

Elton Ilirjani, i komentuar së fundmi për karrierën e tij në modë dhe fashion, mbetet një nga aktivistët më të fuqishëm ndërkombëtare të komunitetit LGBTQIA. Ai reagoi në platformat e tij sociale duke shprehur gëzim dhe admirim për Shtetet e Bashkuara dhe specifikisht për presidentin Biden!

“Ditë historike! Do të doja që të gjithë martiret e LGBTQIA të asistonin në këtë dite”, shprehet ai duke shtuar: “Faleminderit zoti president! Zoti e bekoftë Amerikën!”.