Transmetuar më 16-12-2022, 08:31

Një djalë shqiptar, 14 vjeç dhe katër të tjerë, grekë midis 13 deri 16 vjeç, janë ndaluar nga policia greke pasi akuzohen se tentuan të përd’hunojnë shoqen e tyre të klasës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 11, ditën e mërkurë në oborrin e një shkolle shtetërore në Greqo, raporton noa.al.

Denoncimi për ngjarjen është bërë në Korint, nga një grua 45 vjeçare, mamaja e të miturës që u tentua të përd’hunohet në grup.

“Në orën 11 të mëngjesit të së mërkurës, vajza ndodhej në oborrin e gjimnazit, pesë shokë të mitur të klasës, duke vepruar së bashku, e kanë dhunuar dhe më pas e kanë kapur në gjoks dhe organet gjenitale,”- ka thënë ajo.

Vajza, duke rezistuar, ka arritur të largohet nga shkolla për t’i shpëtuar përd’hununit.

Policia tha se identifikoi dhe ndaloi pesë djemtë e dyshuar, mes të cilëve dhe një 14-vjeçar nga Shqipëria.