Transmetuar më 18-12-2022, 11:31

Është mbledhur sot Këshilli Koordinues i Diasporës teksa i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.

Kryeministri tha se është i vendosur për të miratuar me çdo kusht amnistinë fiskale, sipas tij për të garantuar formalizimin e të ardhurave nga emigrantët shqiptarë.

Rama: Marrëdhënia mes Diasporës është dinamike, me probleme që asnjëherë nuk shterojnë sepse kohët ndryshojnë. Interesat dhe lidhjet mes vendit amë dhe bijëve të vetë të shpërndarë nëpër botë marrin trajta të ndryshme në funksion të kohës. Gjeneratat përballen me sfida të ndryshme. Bota transformohet. Nga ana tjetër është interesante që të shihet dhe të mos harrohet që kontributi i të ikurve në emigracion nga Shqipëria në 3 dekada është konstant në ekonominë tonë.

Remitancat kanë shënuar rritje në raport me një periudhë të mëparshme. Kjo dëshmon për lidhjen mes njerëzve dhe familjen dhe rretheve familjare që ende është e fortë në rrethanat shqiptare. Kjo kërkon edhe adresimin që ne e kemi bërë me dije që se e kemi të gjithë dëshirën dhe vullnetin që është amnistia fiskale. do ta bëjmë amnistinë fiskale me çdi kusht.