Transmetuar më 22-12-2022, 21:48

Kosovë- Dhuna nuk kuresen as të miturit në Veri të Kosovës.

Një 14-vjeçar është sulmuar sot në veri, në Lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla gjatë konferences për media.

Duke mos specifikuar përkatësinë etnike të viktimës, Sveçla tha se ai ka marrë ndihmë mjekësore si rrjedhojë e plagëve.

“Rreth orës 14:00. Një 14 vjeçar, nga Kroi i Vitakut është sulmuar nga grupet kriminale. Ai ka lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Kam një porosi për kriminelët që do të shfrytëzojmnë të gjitha kapacitet e policisë që ata ta identifikohen dhe të sillen para drejtësisë”, tha Ministri Xhelal Sveçla.