Transmetuar më 23-12-2022, 07:39

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga masa ajrore të qëndrueshme, të cilat kanë sjellë në territorin shqiptar alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Paraditja do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat e lehta në zonat malore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shpeshtim të vranësirave kalimtare në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës mbetet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë 24_orëshit, duke bërë që të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Paraditja do ti ketë më të dukshme kthjellimet. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të theksojnë vranësirat.

Maqedonia e Veriut

Vlerat e larta barike do të diktojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e MV, duke sjellë përgjatë gjithë ditës alternime kthjelimesh dhe vranësirash të lehta. Parashikohet që në pjesën e parë të ditës kthjellimet të jenë dominuese. Ndërsa në orët në vijim vranësirat e pakta do të shfaqen në të gjithë MV.

Rajoni dhe Evropa

Europa Lindore dhe pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do paraqiten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa Europa Qëndrore do të jetë më vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore. Vendet Nordike do të vijojnë të dominohen nga kushtet e paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat do të gjenerojnë reshje dëbore.