Transmetuar më 26-12-2022, 07:33

Zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur mbi detin Adriatik dhe Jon do të diktojë kushtet e motit në territorin shqiptar, duke sjellë në orët e para të ditës kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore.

Në orët në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme, por nuk do të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 20°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike të jenë dominuese për gjatë gjithë 24-orëshit në territorin e Kosovës, ku paraditja do të jetë me orë të shumta me diell. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të bëhen lehtësisht më të dukshme në vend.

Maqedonia e Veriut

Deri në orët e mesditës parashikohet që pothuajse i gjithë territori i MV të jetë në dominimin e kthjellimeve, ku vranësirat e lehta do të shfaqen në zonat malore. Por pjesa e dytë e ditës do të i bëjë më të dukshme vranësirat në të gjithë MV.

Rajoni dhe Europa

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të jenë mbizotëruese në Europën Jugore dhe pjesën më të madhe të Qëndrës së kontinentit. Ndërsa Gadishulli Iberik dhe Britania e Madhe do të jenë në dominimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut. POR mbeten nën ndikimin e reshjeve të dëborës Skandinavia dhe Europa Lindore.