Transmetuar më 26-12-2022, 14:06

TIRANË- Festat e fundvitit kanë sjellë një rritje të numrit të shqiptarëve që kanë hyrë në vend gjatë fundjavës. Por jo vetëm të emigrantëve që vijnë për të kaluar festat me familjen e tyre, një fluks i lartë është shënuar edhe nga shqiptarët e Kosovës. Në pikën kufitare të Muriqanit, numri i hyrjeve për këtë fundjavë ka qenë tepër i lartë, teksa në vend, kanë hyrë 28.152 persona dhe kanë dalë 9355 të tjerë. E nga ana tjetër, në Kapshticë kanë hyrë 5055 persona dhe kanë dalë 1463 të tjerë.

Konkretisht në Qafë Thanë kanë hyrë në total 1989 perona dhe kanë dalë 2791 të tjerë. Numri i emigrantëve që kthehen për të festuar natën e ndërrimit të viteve në vendlindje është rritur gjatë 2 diteve të fundit. Pjesa dërmuese janë nga Kosova dhe thonë se tashme e kanë kthyer në tradite që festat të jenë me familjarët e tyre.

Ky fluks pritet të rritet akoma më shumë gjatë datës 29-30 dhjetor.