Transmetuar më 29-12-2022, 18:53

Romë, Itali- Kursimet morën fund sa hap e mbyll sytë. Ngjarja e hidhur i ka ndodhur një çifti italian këtë fundvit.

Burri kishte fshehur kursimet e tij prej 20 mijë eurosh në oxhak, pasi mendonte se ishte një “kasafortë e sigurt” në banesën e tyre në Monteverde, Romë.

Por e shoqja e cila nuk e dinte një gjë të tillë në këto ditë të ftohta dimri vendosi që të ndizte oxhakun dhe të gjitha kursimet e bashkëshortit të saj u bënë hi.

“Gruaja nuk e dinte që unë i fsheha aty. Çdo vit para se të ndez zjarrin i lëviz paratë. Dhe kur pashë flakët e humba mendjen”, ka thënë burri.

Ai nuk e priste që oxhaku të ndizej para ndërrimit të viteve.

Por gruaja vendosi të krijojë sa më parë një atmosferë festive që në fakt u shndërrua në ngjarje të hidhur.